Gjithçka ka ndërruar nga një muaj më parë.
Të vetmet që të kujtojnë ditën e brishtë të agresionit të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit, janë gjurmët e plumbave përreth zonës së Manastirit, raporton Klan Kosova.
Atë mëngjes policia ra në pritë të grupit terrorist që kishin bllokuar urën në hyrje të fshatit me dy kamionë e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku e u lëndua polici Alban Rashiti.
Forcat e rendit u mobilizuan e intervenuan njësitë elitare që iu kundërpërgjigjën rrufeshëm sulmit nga të tri anët. Agresorët të udhëhequr nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, kishin veç një opsion të iknin.
Tre nga sulmuesit janë vrarë e po aq janë arrestuar. Vonë pasditen e 24 shtatorit, efektivët policorë depërtuan brenda Manastirit ku ndodhej një grup prej 50 pelegrinësh nga Serbia. Ata sikur krejt civilët në fshat shpëtuan pa therë në këmbë.
Niveli i rrezikut u ul gradualisht e konform saj veproi edhe policia që ndërroi njësitë speciale me ato të reagimit të shpejtë.
Nomralitetin e konfirmon edhe dëshira që një serb i dorëhequr lypi të rikthehet në polici.
Të martën pasdite mbi Bansjkë u pa të fluturonte edhe një helikopter i KFOR-it. /Klankosova.tv




