-1, Jori Delli konfirmon lidhjen me reperin italian, De Palma

Ish- konkurrentja e Big Brother VIP 2, Jori Delli e ka konfirmuar lidhjen me reperin italian, Fred De Palma përmes një videoje në TikTok.

Në videon e postuar ata shihen së bashku në një fushë tenisi, ku Jori shihet e veshur me rroba sportive duke mbajtur një raketë tenisi, ndërsa reperi shihet pa bluzë, ndërsa këndojnë të dy në gjuhën italiane.

Në fund të videos ata shkëmbejnë një puthje romantike me njëri-tjetrin.

Reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji zemër, ndërsa modelja e ka ripostuar në faqen e saj në Instagram.