1 i vdekur dhe 9 të plagosur pas të shtënave në festën e Halloween në Teksas

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një festë të Halloween në Teksasin lindor.

Të shtënat me armë ndodhën të shtunën vonë, tha policia në një njoftim për shtyp.

Policia vlerësoi se ‘të paktën disa qindra njerëz’ ishin atje.

10 personat që u qëlluan shkuan në dy spitale për mjekim me ambulancë, njësi policore dhe automjete privat, tha policia.

Një 20-vjeçar u shpall i vdekur më vonë në një nga spitalet. Emri i tij nuk u publikua. Policia tha se lëndimet e nëntë personave të tjerë nuk janë të rrezikshme për jetën, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi i dyshuar nuk është arrestuar. Policia tha se ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.