​Punonjësit medial në Kosovë do të jenë të lirë 24 orë

Sipas udhëzimeve të reja të publikuara nga ana e qeverisë së Kosovës të cilat hyjnë në fuqi nga data 15 prill, gazetarëve dhe punonjësve medial iu lejohet qarkullimi gjatë 24 orëve, në funksion të përmbushjes së detyrave të tyre.

AGK-ja njofton se gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit tjerë medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.