​Njësia Speciale pengohet nga protestuesit, detyrohet të kthehet prapa

Gati krejt në fund kur të gjithë menduan se procesi i heqjes së barrikadave po shkon në rregull, Policia e Kosovës ka insistuar që të hiqet edhe një kamion që po qëndronte skaj rrugës por që në të është vendosur një mbishkrim me shkronja të mëdha në alfabetin cirilik “mirë se vini në Asociacionin e Komunave serbe”.

Edhe pse policia kërkoi të lajmërohet vozitësi dhe ta heq kamionin, ai nuk u lajmërua, derisa disa serbë të tubuar para këtij kamioni filluan të provokojnë duke brohoritur Serbia-Serbia. Në këtë situatë, Njësitë speciale nuk kanë vazhduar por janë kthyer në pozicionet e tyre fillestare.

Serbët kanë larguar shumicën e barrikadave, kurse deri në ora 16:00 kanë kohë të lirojnë plotësisht rrugët.

Pas largimit të barrikadave, situatën nën kontroll do ta marrë KFOR-i.