​Mbi 750 mijë të infektuar në botë – prin SHBA me rreth 145.000

Shtetet e Bashkuara tani janë vendi më i prekur me më shumë se 145.000. Numri i rasteve në Amerikë është katërfishuar gjatë javës së kaluar.

Në Wuhan, i cili filloi përhapjen e virusit, për ditën e gjashtë me radhë, nuk u regjistruan raste të reja.

Nju Jorku është duke përgatitur me shpejtësi një spital fushe me 50.000 shtretër në parkun Central. Ai pritet të jetë i gatshëm të pranojë pacientë të ri qysh ditën e martë. Ka rreth 34,000 të infektuar me koronavirus në Nju Jork.

Për herë të parë të dielën, presidenti Donald Trump pranoi se 100,000 njerëz ose më shumë mund të vdisnin nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

Sipas strategjisë së re amerikane, qytetarëve u është bërë thirrje të mos largohen nga shtëpia pa ndonjë nevojë urgjente.

“Thonë se shumë njerëz do të vdesin, por shpresoj se nuk do të kemi 2.2 milionë të vdekur, por shumë më pak. Njëkohësisht, po e rimarrim vendin tonë, “tha Trump. /kp