​Inva Mula: Nexhmije Pagarusha nuk ka qenë vetëm ikona e artit

Sopranoja Inva Mula ka treguar se ka pasur fatin ta njihte nga afër këngëtaren e madhe. Me lot në sy pas homazheve që bëri pranë arkivolit të Nexhmije Pagarushës tha se sot për të është një ditë shumë e dhimbshme. Mula: Nexhmije Pagarua nuk ka qenë vetëm ikona e artit, transmeton kp.

“E kemi humbur fizikisht por do ta kemi për jetë të jetëve figurën e saj, zërin e saj, kumbimin e saj dhe të gjithë shoqërive artistike. Nexhmije Pagarusha ka qenë për mua jo vetëm ikona e artit por ka qenë edhe një mikeshë shumë e ngushtë e familjes time. Jam rritur me dashurinë e saj, për mua është një ditë shumë e dhimbshme”, tha Mula. Homazhe ka bërë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti.