​Ballë për ballë, Biden vendos “vijat e kuqe” për Putinin

Incident mes agjentëve rusë dhe gazetarëve amerikanë në takimin Biden-Putin

Takimi mes presidentëve Joe Biden të Shteteve të Bashkuara dhe Vladimir Putin të Rusisë filloi me disa minuta shtyrje e bërtitje mes gazetarëve e forcave ruse e amerikane të sigurisë.

Organizatorët e samitit të së mërkurës e hapën dhomën e takimit për gazetarët për atë që zakonisht është koha prej disa minutash gjatë së cilës gazetarët marrin pamje dhe shtrojnë pyetje para fillimit të bisedimeve.

Megjithatë, forcat ruse dhe amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e të dyja delegacioneve fillimisht i bllokuan gazetarët, të cilët u përpoqën të hynin në dhomën e bisedimeve, shkruan Associated Press.

Skena më pas u shndërrua në tollovi që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.

Para se situata të qetësohej, disa persona në grumbull bërtitën duke thënë se po shtypen në tollovi. Presidentët Biden e Putin u panë duke qeshur kohë pas kohe me tollovinë e krijuar.

***

Takimi historik mes dy presidentëve të SHBA-ve dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin po zhvillohet në Gjenecë të Zvicrës. E gjithë bota ka sytë te ky takim duke pritur që dy supefuqitë të arrijnë në ndonjë marrëveshje mes tyre.

Të dy Presidentët bënë deklarata të shkurtra përpara takimit të tyre të parë të ditës, por biseda e zhurmshme midis gazetarëve në dhomë nuk lejoi që të merrnin shumë nga ato që thanë. Të pranishëm në takim ishin Sekretari Amerikan, Antony Blinken.

Putini falënderoi Biden për “iniciativën për t’u takuar” ndërsa dy presidentët u ulën përpara takimit të tyre të parë.

“Unë e di që ju keni bërë një udhëtim të gjatë dhe keni shumë punë”, tha Putin.

“Sërish SHBA dhe Rusia dhe marrëdhëniet e SHBA kanë shumë çështje të grumbulluara që kërkojnë takimin e nivelit më të lartë dhe shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv”, tha Putin.

Nga ana e tij, presidenti Biden mund të dëgjohej duke u përgjigjur duke thënë: “është gjithmonë më mirë të takohemi ballë për ballë”.

Ai arriti në vilë i mbështetur nga përkrahja e aleatëve perëndimorë që ai pati javën e kaluar duke u konsultuar përpara tij ballë për ballë me Presidentin rus, i cili mbërriti në Gjenevë të mërkurën në mëngjes përpara samitit.

Ndërsa gjuha e gjesteve u vu re në këtë takim mes dy presidentëve, ku mediat shprehen se Putin po synonte të tregonte se po dominonte ai territorin.

Në të treguarit e Biden, të gjithë ata udhëheqës e mbështetën atë në vendimin e tij për t’u takuar me Putinin tani, në gjashtë muajt e parë të presidencës së tij, përpara se ai të kishte një shans për të formuluar plotësisht një strategji të Rusisë.

“Ai është i ndritshëm, është i fortë dhe kam zbuluar se ai është, siç thonë ata kur unë luaja me top, një kundërshtar i denjë,” u tha Biden gazetarëve të Putinit të hënën gjatë një konference shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel, Belgjikë, ku ai kërkoi këshilla nga kolegët udhëheqës me përvojë që kanë të bëjnë me Putinin.

***

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Me të filluar takimi, Biden tha se “gjithmonë është më mirë të takohemi ballë për ballë”, ndërsa Putin tha se shpreson që “takimi do të jetë produktiv”.

Bisedimet mbahen në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.

Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.

Biden është presidenti i katërt i SHBA-së që takohet me Putinin.

Një zëdhënëse e presidentit amerikan ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk synon “rivendosjen e raporteve me Rusinë, por as përshkallëzimin e tyre”.

Që nga betimi i tij në pozitën e presidentit në muajin janar, Biden ka vendosur dy raunde sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Mëgjithatë, SHBA-ja ka rënë dakord që të zgjasë traktatin e ri të kontrollit të armëve START. Biden gjithashtu ka refuzuar të bllokojë përfundimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”, i cili do të rrisë eksportet e gazit rus në Gjermani.

***

Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë duket i takon pikërisht presidentit amerikan.

Shtëpia e Bardhë është përgatitur për përballjen e madhe duke përfshirë edhe partnerët evropianë, veçanërisht Gjermaninë, tri vendet baltike, Poloninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Biden e ka bërë të qartë se cili është objektivi i tij në këtë takim: “Nuk kërkojmë konflikte, duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë, por Nëse Putin i vazhdon veprimet e tij armiqësore, do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë”,

Parashikohet që takimi të zgjasë 4-5 orë, e ndoshta mund të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, Biden do të bëjë të qarta se cilat janë “vijat e tij të kuqe” të cilat homologu rus nuk duhet t’i shkelë më.

Lista përfshin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane apo në ato të shteteve të tjera aleate, sulmet kibernetike të hakerëve, ofensivën ushtarake në Donbas në lindje të Ukrainës.

Po kështu do të përmendë edhe Aleksei Navalnyn dhe do të kërkojë lirimin nga burgu të aktivistit që në fillim u helmua, e tani po lihet të dergjet në qeli.

Me interes të madh pritet ndërkohë dhe pjesa e dytë e takimit, ajo konstruktive siç e quajnë.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan këmbëngulin në minimin e lindjes së një aksi të mundshëm Moskë-Pekin, dhe testi më i rëndësishëm do të jetë kontrolli i armëve.

Biden pritet t’i propozojë shefit të Kremlinit krijimin e një grupi ekspertësh dhe nisjen e negociatave të vërteta për traktatin New Start. Moska nga ana e saj shpreson në një kthesë sa i takon marrëdhënieve me SHBA-në që janë në pikën më të ulët prej vitesh të tëra, edhe pse nuk ka pritshmëri shumë të mëdha.

***

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Me të filluar takimi, Biden tha se është “gjithmonë është më mirë të takohemi ballë për ballë”, ndërsa Putin tha se shpreson që “takimi do të jetë produktiv”.

Bisedimet mbahen në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.

Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.

Biden është presidenti i katërt i SHBA-së që takohet me Putinin.

Një zëdhënëse e presidentit amerikan ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk synon “rivendosjen e raporteve me Rusinë, por as përshkallëzimin e tyre”.

Që nga betimi i tij në pozitën e presidentit në muajin janar, Biden ka vendosur dy raunde sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Mëgjithatë, SHBA-ja ka rënë dakord që të zgjasë traktatin e ri të kontrollit të armëve START. Biden gjithashtu ka refuzuar të bllokojë përfundimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”, i cili do të rrisë eksportet e gazit rus në Gjermani.

Disa orë para se të fillonte takimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet “nuk do të jenë të lehta” dhe mbase nuk do të shënojnë ndonjë përparim.

Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se të dy liderët pritet të flasin për katër ose pesë orë.

Agjenda e bisedimeve përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, krimi kibernetik dhe spiunazhi, ndryshimi i klimës dhe situata me pandeminë e COVID-19.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me radhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Moska i mohon akuzat.

Raportet u përshkallëzuan më shumë në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e nxitur Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime. Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

G7 bën një sërë zotimesh për zgjidhjen e problemeve globale

Takimi i Bidenit me Putinin pason takimet me udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara G7 dhe me udhëheqësit e NATO-s, të cilat i ofruan mundësinë për t’i riafirmuar këto aleanca dhe për të paraqitur një front të bashkuar ndaj rivalëve globalë – përfshirë Rusinë.

Në fillim të udhëtimit të tij jashtë SHBA-së, Biden tha se me Putinin do të bisedojë për fushat ku mund të ketë bashkëpunim, si dhe për dallimet që i ndajnë dy vendet.

“Do të udhëtoj në Gjenevë për të biseduar me një burrë, të cilin e kam takuar kohë më parë – presidentin Vladimir Putin. Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë; ne duam marrëdhënie të qëndrueshme të parashikueshme. Dy vendet tona ndajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Biden më 9 qershor.

***

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka arritur në vilën ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin.

Ai u prit nga presidenti zviceran, Guy Parmelin, pasi u përcoll nën masa të rrepta të sigurisë nëpër rrugët e Gjenevës.

Pritet që Bideni dhe Putini  të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

***

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur në vilën ku më vonë do të takohet me homologun amerikan, Joe Biden.

Në hyrje të vilës, Putin u prit nga presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin. Pasi u fotografuan para gazetarëve, anash tyre me flamuj amerikanë, rusë e zviceranë, dy presidentët u futën në vilë.