Shfaqja e koronavirusit të ri në Kinë, është gjëja e fundit që i duhej ekonomisë tashmë në vështirësi të Hong Kongut, vlerësojnë analistët.
Në vitin 2003, gati 300 persona vdiqën në Hong Kong nga një virus i së njëjtës familje, që u shfaq në Kinë. Kjo i dha një goditje të rëndë ekonomisë së Hong Kongut, duke shkaktuar rënie të numrit të turistëve.
“Jemi në gatishmëri të lartë dhe po përgatitemi për më të keqen”, tha Mattheë Cheung, zëvendësi i kreut të ekzekutivit, Carrie Lam.
Viktimë e pasojave të luftës tregtare Kinë-SHBA dhe e protestave pro-demokracisë, që prekën veçanërisht sektorët e turizmit dhe të shitjes me pakicë, Hong Kongu është në recesion.