Enca Haxhia tregon se kur do të publikohet kënga e saj e re “Amor”

Këngëtarja Enca Haxhia ka kohë që po e paralajmëron projektin e saj më të ri muzikor.

Tani nëpërmjet një postimi në Instastory ka treguar se kënga e cila do të titullohet “Amor” publikohet gjatë kësaj jave.

“‘Amor’, këtë javë”, ka shkruar ajo pranë publikimit të një fotografie të postuar e cila me gjasë është shkëputur nga xhirimet e videoklipit.