Presidenti Thaçi i ka uruar ambasadorit Orlando mirëseardhje në Kosovë dhe e ka uruar për detyrën e re.
“Italia për ne është një partner strategjik dhe dëshirojmë të zgjerojmë edhe më shumë bashkëpunimin edhe ashtu të shkëlqyer në mes dy vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori Orlando u shpreh i lumtur që do të vazhdojë punën në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe konfirmoi se Italia dëshiron të shoh Kosovën si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.
Presidenti i Republikës së Kosovës ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të kaluarën por edhe sot, dhe shtoi se Kosova llogarit në përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen në rrugën e integrimit në NATO dhe BE.