Ziadin Sela: Do të fitojë Bujar Osmani

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pasi realizoi të drejtën e votës, shprehu bindjen se kandidati i Frontit Europian – Bujar Osmani do të dalë fitues nga zgjedhjet e sotme, transmeton TV21.

“Pritshmëritë tona janë që do të fitojë kandidati të cilin ne e përkrahim dhe më e rëndësishme sesa kjo fitore është fitorja e konceptit dhe idesë që paraqet ky koalicion. Duhet të jetë fitorja e idesë së zgjedhjes së presidentit në Parlament, ashtu siç ka edhe modelin, Maqedonia është demokraci parlamentare. Na pret një betejë mbrapa që të arrijmë që presidenti të zgjidhet në Parlament me votat e deputetëve, me parimin e Badenterit dhe me shumicën e dy të tretave”, tha Sela.