VIDEO/ Fabrika kimike shpërthen në flakë. 200 zjarrfikës punojnë për shuarjen e saj

Një fabrikë kimike në Zhuhai shpërtheu në flakë, duke detyruar punëtorët që të largoheshin për të t’i shpëtuar një katastrofe të vërtetë njerëzore.

Fabrika që ndodhet në qytetin jugor të Kinës u përfshi nga flakët rreth orës 01:40, por për fatin e mirë nuk shkaktoi viktima.

Për të shuar flakët morën pjesë 40 makina zjarrfikëse dhe 200 zjarrfikës, me mbështetje shtesë të ofruar nga brigadat e zjarrfikësve nga Guangzhou, Foshan, Jianmen dhe Zhongshan. Autoritet kineze kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur shkaqet që sollën djegien e fabrikës.

Në mars të vitit 2019, dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në dy shpërthime të ndara në uzinat kimike në provincën lindore Jiangsu.

Loading...