Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren Bërnz

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Kejt Mari Bërnz.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend, si edhe për dinamikën e planifikuar të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në shpalljen e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare.

Në takim u theksua nevoja për pasjen e procesit zgjedhor ligjor dhe korrekt, me të cilin më tutje do të konfirmohet dhe përforcohet kapaciteti demokratik i shtetit.

Në raport me NATO-n, ambasadorja Bërnz konfirmoi se bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të rrumbullakohet procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të bëhemi anëtarja e plotfuqishme e 30-të e kësaj aleance të fuqishme, me ç’rast Kryetari Xhaferi potencoi se vendi jonë mbetet partner strategjik konsekuent i SHBA-ve.

Loading...