Ligji për lojërat e fatit mbetet në harresë

Videollotaria shtetërore e Maqedonisë, do të furnizohet me 1500 aparateve për kumar, vlera e të cilave do të arrijë mbi 6.5 milion euro. Marrëveshjen për furnizim të aparateve Videollotaria e shtetit e ka bërë më 2 janar me kompaninë “Euro Games Technology”, me seli në Sofje të Bullgarisë. Deputeti i VMRO DPMNE-së akuzoi pushtetin, se në vend që të punoj për të kufizuar numrin e bastoreve dhe kazinove, blen aparate për kumar.

Do të thotë 6 milion e 548 mijë euro për furnizimin e 1500 terminaleve të reja të lotarisë. Me para shtetërore, 6,5 milion. Në të njëjtën kohë, këtu si deputet disa herë flasim se drejtimi nuk është i duhuri, por askush nuk na dëgjon. Duhet të diskutohet, nuk mund të harxhojmë 6,5 milion euro para shtetërore për furnizimin e terminaleve për lojëra të fatit. Nuk ka logjikë”-tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Sipas deputetit të LSDM-së, Dime Vellkov, opozita bën akuza të baza. Ai akuzoi VMRO DPMNE-në se më së shumti ka ndihmuar rritjen e lojërave të fatit.

Vetëm tu kujtoj, në vitin 2011 ku ishit ju? Në vitin 2011 ju sollët ligj ku me pakufi u lejuan vende për pagesë. Kjo Qeveri nuk ka sjellë asgjë në këtë sferë, as ulje as rritje. Ku ishit ju kur sollët ligj për tatimin e fitimit prej 10 për qind nga lojërat e fatit. Ju mundësuat që në çdo bastore të ketë aparate kumari, ne nuk pajtohemi me këtë”-pohoi Dume Vellkov, LSDM.

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili tha se zgjidhja e problemit me Lojërat e fatit mund të bëhet me mbështetjen e propozim ligjit i cili një kohë më të gjatë zvarritet në Kuvend

Ligji është në procedurë, kur të kemi një konsensus rreth këtij ligji mund ta kalojmë në seancën e ardhshme, nëse ka propozim nga deputetët mund ta lëshojmë me procedurë të shkurtuar”-theksoi Rexhail Ismaili, BDI.

Në Kuvend, për më shumë se një vit vazhdon të zvarritet ligji për Lojërat e Fatit. Nga Lëvizja Anti-Bixhoz ankohen për mos-interesimin e politikës për zgjidhjen e çështjes.