Shkon të ushqejë derrat, përfundon ushqim për ta

Një grua në Poloni ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është ngrënë nga derrat e saj.

71-vjeçarja ka pësuar një sulm në zemër teksa ka qenë duke nxjerr uji nga pusi, teksa më pas ka përfunduar në ushqim për derrat.

Eshtrat e saj janë gjetur nga një fqinj që kishte dalë për ta kërkuar.

Mangalica është një racë hungareze e derrit shtëpiak, e zhvilluar në shekullin XIX duke bërë kryqëzimin e racave hungareze me derrin e egër evropian.