RMV, po kërkohen personat që mashtronin qytetarët përmes telefonatave për aksidente në komunikacion

SPB Ohër ka marra masa për të gjetur personat që këto ditë, përmes thirrjeve telefonike me qytetarët nga Ohri, duke u paraqitur rrejshëm, kanë kryer mashtrime për aksidente trafiku, ku dyshohet se viktimat ose rëndë të lënduarit janë anëtarët e familjes së tyre ose ndonjë i afërm i tyre, raporton Maxfax, përcjell Portalb.mk.

Me këtë ata krijojnë ankth të madh te qytetarët, ndërsa qëllimi i këtij mashtrimi është të marrin para për gjoja ndihmë gjatë procedurave të mëtutjeshme.

“Apelojmë qytetarët që të mos bien pre e këtyre thirrjeve telefonike dhe menjëherë të raportojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose personalisht në stacionin më të afërt policor”, raportoi SPB Ohër.