Qytetari vendosi a është për “Europë, apo për Rusi” – Ahmeti shton se presidencialet i ndikojnë edhe parlamentaret

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur bindjen se procesi i sotëm zgjedhor do të jetë fer dhe demokratik. Pasi realizoi të drejtën e tij të votës, Ahmeti tha se në këto zgjedhje qytetarët vendosin se a janë për Europë, izolim, për rregullim të marrëdhënieve të qëndrueshme dhe për stabilitet, transmeton TV21.

Shtoi se rezultati i sotëm do të ndikojë edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

“Ky është një referendum, ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përcaktohen a janë për Europë, a janë për ardhmëri, a janë për stabilitet dhe siguri të qëndrueshme…”, tha mes tjerash Ahmeti.