Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United raportohet se kanë shprehur interesim për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Andriy Lunin, gjatë afatit kalimtar veror, për shkak se nuk janë të bindur nga paraqitjet e Andre Onanas.

Verën e kaluar, United shpenzoi shuma të mëdha parash për të bërë disa transferime si Mason Mount, Andre Onana dhe Rasmus Hojlund, teksa Erik ten Hag po synonte që ta rikthente klubin në maje të futbollit anglez.

Sidoqoftë, sezoni 2023/2024 ka qenë një për t’u harruar për ‘Djajtë e Kuq’ pasi ata momentalisht renditen në pozitën e gjashtë në Ligën Premier.

Në arenën ndërkombëtare, ata u poshtëruan në fazën e grupeve duke u eliminuar herët nga Liga e Kampionëve në një grup ku bënin pjesë ekipe si Bayern Munich, Copenhagen dhe Galatasaray.

Teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror, është pretenduar se United e ka bërë objektiv kryesor ukrainasin Lunin, për shkak të paraqitjeve të luhatshme të Onanës këtë sezon.

Siç është raportuar nga Fichajes, United janë të etur për të nënshkruar me Andriy Lunin, i cili këtë sezon po shkëlqen me paraqitjet e tij në mungesë të Thibaut Courtois.

Lunin ka mbajtur 12 porta të pastra në 28 ndeshje këtë sezon, teksa ka luajtur një rol kyç në suksesin e Real Madridit.

‘Los Blancos’ tashmë pothuajse e ka siguruar titullin e La Ligës, dhe janë favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, që do të ishte i 15-ti në historinë e klubit.