“Kushdo qoftë që merr më shumë vota, 8 maji është ditë edhe më e rëndësishme” – thotë Taravari

Kandidati për president, Arben Taravari ka deklaruar se kushdo qoftë që merr përkrahjen e sovranit, ai do t’ia urojë fitoren, transmeton TV21.

“Sot është dita kur vendos sovrani. Kushdo qoftë që merr më shumë përkrahje, ne do t’ia urojmë dhe shpresojmë se 8 maji do të jetë ditë edhe më e rëndësishme se sot”.