Ditëve të fundit po flitet se Kejvina do jetë pjesë e një ‘show-i’ italian.
Pasi që në media tashmë po qarkullonte një foto e Kejvinës në promon e emisionit italian të gjitha mediat shqiptare filluan të flasin për të.
Por e kontaktuar nga ‘Xin.al’, bukuroshja tregoi se nuk do marrë pjesë në këtë emision ndonëse ajo vet pas largimit nga ‘Xing’ kishte deklaruar se do jetë pjesë e emisionit.
Por tani planet kanë ndryshuar, Kejvina është e angazhuar me ‘Dance with me’ dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk është pjesë e ‘La pupa e il Secchione e VIceversa’.