Irak, lideri shiit thirrje për protestë milionëshe kundër SHBA-së

Lideri politik shiit në Irak, Mukteda es-Sadr, bëri thirrje për një protestë milionëshe kundër pranisë së SHBA-së në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sadr, në deklaratën nga rrjeti social, duke theksuar se hapësira ajrore dhe sovraniteti i Irakut është duke u shkelur nga forcat amerikane, bëri thirrje për të protestuar kundër pranisë së SHBA-së në vend.

Lideri shiit pas protestës në fjalë tha se edhe në aspektin politik në Parlament do të ndjekin një qëndrim ndryshe.

Ai nuk potencoi datën se kur do të organizohen protestat.