Duhet të krijojmë kushte që t’i kthejmë të rinjtë edhe nëse largohen nga shteti, thotë Carovska

Për largimin e të rinjve nga shteti nuk përcaktohet vetëm si standard jetësor, por edhe cilësia e plotë e jetës. Duhet të krijojmë kushte që t’i kthejmë të rinjtë edhe nëse largohen nga shteti dhe këtu t’i krijojnë familjet e tyre, porositi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska.

“Përpiqemi t’i përmirësojmë kushtet për jetë. Jo vetëm që rriten pagat, por edhe po përmirësohen edhe kushtet për punë dhe marrëdhëniet demokratike në shtet. Tendenca e investimit të vazhdueshëm dhe krijimit të kushteve për rritjen njerëzore dhe respektimin e marrëdhënieve midis institucioneve dhe marrëdhënieve midis njerëzve dhe institucioneve do të vazhdojë. Megjithatë, lëvizja globale e popullatës po ndodh dhe nuk është problem vetëm në shtetin tonë, sepse gjithmonë ekziston sfidë tek të rinjtë të shkojnë dhe të mësojnë diçka plus, dhe pastaj të kthehen në shtetin e tyre. Ne vetëm duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të kthehen në shtëpi dhe këtu t’i formojnë familjet e tyre”, theksoi Carovska në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ajo theksoi se shumë shtete këtë e kanë treguar si sistem dhe mekanizëm për kthim mbrapa pas hyrjes në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Nuk mundeni të parandaloni asnjë person të ri të ketë synim apo prirje të shohë se çfarë po ndodh në botën perëndimore. Por, nëse ky shtet krijon kushte këtu të cilat nevojiten, ndërsa kjo është të krijojmë cilësi të jetesës, jam e sigurt se të rinjtë pas kësaj do të mbesin këtu”, tha Carovska dhe shtoi se është kundër ideve për lidhjen e të rinjve me kontrata të mbesin në shtet nëse investohen mjete në ta dhe trajnohem për disa aftësi.

Kjo, siç tha, është kundër kushtetues dhe do të thotë përkufizim të lirisë së lëvizjes.

Për konkurset e publikuara për punësim në institucionet shtetërore tha se duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo institucion që të punojë duhet të ketë një numër të caktuar të të punësuarve dhe shtoi se fillimisht duhet të bëhet llogaritje sa ka qenë numri i të punësuarve në vitin 2019 dhe sa kërkohet me konkurset për punësim, sepse siç tha, mund të rrjedhin konkurse për vazhdimin e punësimeve të caktuara të cilat paraprakisht janë vendosur në një formë tjetër.

Për paralajmërimet e odave për nevojën e importit të fuqisë së punës për vendet deficitare të punës, zëvendëskryeministrja theksoi se duhet fillimisht të bëhen analiza të cilat do të tregojnë çfarë potenciali ekziston në shtet për çfarë profile dhe me këtë të dilet në tregun e punës.

Loading...