Disa të vrarë nga të shtënat në një spital në Çeki

Gjashtë njerëz janë vrarë nga të shtënat në një spital universitar në Ostravë të Republikës së Çekisë, kanë njoftuar autoritetet lokale. Policia u vu menjëherë në kërkim të autorit të krimit, dhe më pas njoftoi se personi i dyshuar kishte qëlluar vetën në kokë, në një makinë, derisa policia po kryente operacionin kundër tij. Sipas raportimeve, të shtënat kanë ndodhur në një klinikë traumatologjike. I gjithë spitali është evakuuar. Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis e quajti incidentin si tragjik. Ostrava është një qytet industrial në lindje të Çekisë, afër kufirit me Poloninë.