Dhurata Dora vjen me këngën “Sheqer”, në klip edhe Festa Qoqaj

Këngëtarja e hiteve të shumta verore, Dhurata Dora, ka publikuar këngën e saj më të fundit “Sheqer”, siç edhe e kishte paralajmëruar kohë më parë.

Ndonëse njihet për këngë kryesisht ritmike, ky projekt i lansuar nga këngëtarja është shumë më ndryshe siç jemi mësuar t’i dëgjojmë.

Stili unik i kësaj kënge bën që secili prej nesh të fillojmë e të kërcejmë nën ritmet e saj.

Kënga e saj më e re është e përafërt me atë të zhanrit “afrobeat” një zhanër që viteve të fundit është bërë trend edhe tek artistët e huaj.

Befasia për të gjithë është se në klip ajo ftoi edhe influenceren e njohur, Festa Qoqaj.

Dhurata Dora është një këngëtare tejet e dashur për publikun dhe këngët e saj kanë marrë miliona klikime në YouTube.