Bayerni po mendon transferimin e yllit të Milanit për 50 milionë euro

Bayern Munich vazhdon të ketë disa emra në listë për ta përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Reparti i mbrojtjes ka qenë problemi kryesor i Bavarezëve këtë edicion dhe rekordmenët gjerman janë të vendosur të përforcohen në prapavijë.

Sipas raportimeve nga Florian Plettenberg, klubi gjerman ka treguar interes për qendërmbrojtësin anglez Fikayo Tomori i cili ka shkëlqyer me fanellën e Milanit në sezonet e fundit.

Tomori , i cili ka qenë një lojtar kyç i Milanit , do të kishte mundësinë në klubin gjerman të bënte një hap të rëndësishëm në cilësi duke mbuluar një nga vendet bosh që do të mbetej në skuadër për shkak të largimit të lojtarëve si Dayot Upamecano apo Matthijs de Ligt.

Bavarezët e kanë prioritet transferimin e anglezit, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë duke marrë parasysh që Tomori vlerësohet shumë nga Milani.

Gjithsesi një ofertë prej 50 milionë eurove mund t’ia ndryshojë mendjen drejtuesve kuqezi për ta lënë të lirë anglezin të transferohet në Allianz Arena.

Përveç Tomorit, Bayerni ka në listën e tyre të dëshirave edhe mbrojtësin gjerman të Bayer Leverkusenit, Jonatha Tah.