2Ton publikon disa sekuenca të klipit të ri

2Ton ka pak ditë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me një artist, shkruan lajmi.net.

Kënga titullohet “Wallahi Wallahi”, ndërsa e sjell në duet me Boyat si dhe të shoqëruar edhe me videoklip.

Përmes një videoje, këngëtari ka publikuar disa sekuenca të videoklipit, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe ky artist. /Lajmi.net/

Loading...