Zvicra voton për ligjin e ri të diskriminimit mbi baza të orientimit seksual

Diskriminimi në baza fetare dhe racore tanimë është joligjor në këtë shtet.

Tani, anëtarët e komunitetit LGBT në Zvicër shpresojnë se do të mbrohen me ligj, derisa kundërshtarët e këtij ligji mendojnë se do të cenonte lirinë e shprehjes.

“Shumë qytetarë në Zvicër, e mbivlersojnë shtetin si shumë modern”, tha Anna Rosenëasser nga një organizatë që përfaqëson komunitetin e lesbikeve.

Ajo theksoi se në mesin e hartës së 49 shteteve për respektim të të drejtave të komunitetit LGBT, Zvicra është në vendin e 23-të, përcjell rel.

Ndërkohë, ky ligj po kundërshtohet nga disa grupe fetare, edhe pse kisha katolike e reformuar ka mbështetur këtë ligj.

Ligji për martesat midis gjinisë së njejtë është ende në pritje të miratimit në parlament.