Zvicër, ndërroi jetë i riu shqiptar, ja dedikimi i prekshëm i kushërirës së tij

Fundi i botës dhe njerëzimi përballë këtij fenomeni të pashpjegueshëm!

Këtë botë, këtë ndjenjë, këtë përjetim përgjatë gjithë kësaj bote, përgjatë gjithë këtij rrugëtimi askush nga ne nuk dëshiron ta kuptoj dhe të ndërtoj në kuptim truri, në kuptim jete dhe në kuptim ikjeje përtej kësaj ngjarje, përtej nesh, përtej vetvetes secili nga ne ndaras dhe secili nga ne në një pikëtëtakim të përbashkët: Këtu është fundi i gjithë serialit që në shpjegim ka kuptimin e fundit në këtë botë, për të vazhduar mëtej përtej kësaj bote!

Fundi është një skenë dhe përreth asaj skene trishtuese të gjithë jemi të bashkuar për tu përballur me të, për tu përballur me fundin!

Kjo është ngjarja më e madhe, kjo është dita që nuk mund të krahasohet as me një ditë të vetme të gjithë jetës!