Zjarrfikësit e Shkupit nga fillimi i vitit kanë shuar 28 zjarre në ambient të hapur

Nga fillimi i vitit, zjarrfikësit e Shkupit kanë shuar 28 zjarre në ambient të hapur që qytetarët i kanë paraqitur si pjesë e fushatës “Denonco zjarr në ambient të hapur”.

Nga Qyteti i Shkupit sot informuan se në numrin e telefonit 193, i cili është pjesë e fushatës, janë regjistruar gjithsej 41 denoncime nga të cilat në 28 raste ka intervenuar Brigada për mbrojtje kundër zjarreve, ndërsa 13 denoncimet tjera nga qytetarët janë përcjell tek inspektorët e Qytetit të Shkupit për të ngritur procedurë kundër autorëve.

“Në sezonin me ndotje të madhe të ajrit, Qyteti i Shkupit e vazhdoi fushatën për denoncimin e zjarreve në ambient të hapur në linjën telefonike falas 193. Qyteti i Shkupit përmes inspektoratit të tij dhe Njësisë territoriale për mbrojtje kundër zjarreve dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Kryqit të Kuq organizon ekipe të përziera të cilat punojnë çdo ditë, 24 orë dhe përballen me zjarre në ambient të hapur”, theksohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Fushata zbatohet për të tretin vit me radhë dhe, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, ka rezultate të shkëlqyeshme.

Nga Qyteti i Shkupit apelojnë qytetarët t’i paraqesin të gjitha rastet e ndezjes së zjarrit në ambient të hapur, që të mund zjarri sa më shpejtë të shuhet, ndërsa autorët të sanksionohen.