Zjarret në Australi shkaku i ngrohjes globale, kështu do të shkrumbohemi të gjithë

Zjarret pyjore që po shkrumbojnë Australinë janë një shenjë e qartë e asaj që pritet të ndodh në botë nëse temperaturat lejohen që të rriten në nivele të rrezikshme, kanë thënë së fundi shkencëtarët.

Kjo është ajo që prisni të ndodh… me një mesatare perj 3 gradë celsiusësh mbi nivelet para-industriale, tha Richard Betts, profesor i Gjeografisë në Universitetin e Ekseterit.

“Ne po shohim shenja se cilat do të jenë kushtet normale për botën me atë temperaturë. Kjo na tregon se si do të duket e ardhmja. Kjo në të vërtetë na e ilustron se çka na sjellë ngrohja globale.” vazhdoi ai.

Rritja e temperaturave mesatare në Australi ishte rreth 1,4 gradë celsius mbi nivelet industriale para fillimit të zjarreve, duke shfaqur një rritje më rapide se ngrohja mesatare globale që është 1,1 gradë celsius, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përtej rritjes prej 2 gradë celsiusësh, impakti në klimë do të bëhet katastrofal dhe i pakthyeshëm.

“Këto janë impaktet që po shohim me vetëm 1 gradë celsius [të ngrohjes] më shumë,” paralajmëroi Corinne Le Quere, profesoreshë në Universitetin e East Anglia [UEA].

Ngrohja globale ka çuar në rritjen e frekuencës dhe rëndësisë së zjarreve në mbarë botën.