Zgjedhjet, Pendarovski: Jam në kontakt permanent me Zaev dhe Mickoski

Sa u përket zgjedhjeve, gjegjësisht datës për mbajtjen e zgjedhjeve, presidenti Pendarovski u shpreh se dallimi mes Zaevit dhe Mickoskit është diku 10-15 ditë, më herët apo më vonë.

“Kontaktoj rregullisht me liderët Zaev dhe Mickoski, do ti kontaktoj edhe gjatë ditës së sotme, menjëherë pas kësaj konference. Mendoj se duhet të gjendet zgjidhje sepse nuk kemi kohë për të humbur, dallimi mes dy liderëve është 10-15 ditë, sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha mes tjerash Pendarovski.