Zëvendësdrejtori i kadastrës dhuron rrogën e vetë për një familje nga Dibra

Ish deputeti I Dollnenit, që reagoi i pari ndaj propozimit të Zoran Zaevit për zvogëlim të rrogave të administratës publike, Musa Ibrahimi, rrogën e tij si zëvendës drejtor në Drejtorinë e Kadastrës, e ka ofruar për një familje në nevojë nga Dibra. Ai ka reaguar në një postim të një banores nga Dibra e cila kishte ngritur shqetësimin për gjendjen e nj familje nga Dibra e cila jeton në kushte të mjerueshme në këtë situatë izolimi.
“Përshëndetje…, ashtu sikurse kam premtuar para ca dite në fb se rrogën time do ta jap për dy muaj rresht, llogarit se këtë muaj rroga ime 42 000 den, shkon për këtë familje nga Dibra. Shpresoj që sadopak do ti gëzon familjarët” ka shkruar në komentitn e tij Ibrahimi.
Ibrahimi ishte i pari që reagoi për propozimin e Zaevit për zvogëlimin e rrogave të punësuarve në administratën publike. Një reagim i tij ishte i mjaftueshëm që të ngrihet i gjithë subjekti i tij për ta kundërshtuar propozimin e ish kryeministrit Zaev. Në komentin e tij në facebook ai shkruajti: “Zoran Zaev kryetar i LSDM -së un per dy muaj resht rrogen time po ta jap për Shtetin vetem mos pergjysmoni rrogat e administratorëve, besoi se te gjith funkcionaret e BDI -së ndajn te njejtin mendim, ashtu edhe si kan filluar te veprojn disa!”.