“Zeroja”, heshtje në ministrinë e Durakut

Ministria e sistemit politik e udhëhequr nga Sadulla Duraku pas vlerësimit me zero për sa i përket transparencës, nga ana e Qendrës për komunikime me qytetarët, ka tendenca të shkojë në minus për nga transparenca. Nga e shtuna e kaluar çdo ditë na premtojnë se do dalin me qëndrim rreth “zeros” për transparencë, por ende s’ka asgjë nga kjo. Sot edhe pse morëm vërtetim nga Qeveria se do marrim qëndrim me shkrim dhe sqarim, nga Qeveria para lajmeve të orës 16, na informuan se nuk do komentojnë. Për mungesën e transparencës në Ministrinë e sistemit politik, ministri i transparencës Robert Popovski doli me deklaratë politike kundër BDI-së. Tha se obligim i saj është që nga të gjithë ministrat të kërkojë hapje më të madhe ndaj opinionit, ndërsa ata që nuk do e përmirësojnë transparencën, do të dënohen nga qytetarët në zgjedhje.

“Në të ardhmen, as qytetarët, as media nuk do të kenë mëshirë për të gjithë ata që nuk i respektojnë të gjitha këto kritere themelore për funksionimin politik”. Dhe besoj se ky do të jetë një nga kriteret për t’u emëruar në një pozicion, të mbetet, të shpërblehet për atë që bën, ose edhe fatkeqësisht të shkarkohet nga pozicioni i tij. “- deklaroi Robert Popovski -Ministër i Llogaridhënies dhe Transparencës.

LSDM dhe BDI kanë qenë partnerë të koalicionit në qeveri për tre vjet. Përndryshe, Ministria e Sistemit Politik nga 98 institucione e gjeti veten në pozitën e fundit si më jo transparente. Vlerësimin negativ ministria e kryesuar nga Sadulla Duraki e mori, sepse nuk ka një ueb faqe aktive dhe qytetarët nuk dinë asgjë për këtë institucion. Edhe pse ata kanë një detyrim ligjor të publikojnë pasqyrën financiare, të publikojnë prokurimin publik, strukturën organizative dhe të dhëna të ngjashme, Ministria e Sistemit Politik nga dhjetori i vitit të kaluar kur edhe ata shpallën një tender për ueb faqe, ende presin që të jetë gati./Alsat