Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një video-mesazhi, i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu përmes këtij video-mesazhi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë festat e fundvitit në shtëpi.
Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:
Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit tim, nëpërmjet këtij mesazhi dua t’i falënderoj partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët, përfaqësuesit e zyrave diplomatike, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në vendin tonë, për gjithë ndihmën që na kanë dhënë për shëndetësinë, në veçanti gjatë pandemisë.
Bashkë në luftën kundër #COVID-19
Faleminderit!
#feston’shtëpi.