Zelanda e Re po përgatitet për izolim të përgjithshëm

Në Zelandë të Re nga mesnata hyn në fuqi vendimi sipas të cilit qytetarët nuk do të mund t’i lëshojnë shtëpitë e tyre përveç se në raste të caktuara.

Është paraparë që të gjitha institucionet dhe objektet, që nuk është patjetër të punojnë të mbyllen, si dhe shkollat. Masa do të jetë në fuqi një muaj.

Është shpallur edhe distancë ndërmjet njerëzve deri në minimum dy metra.

Zelanda e Re është në mesin e vendeve të para që vendosi vet-izolim të obliguar për të gjithë njerëzit të cilët kishin udhëtuar jashtë vendit dhe shteti i parë që i ndaloi tubimet publike.

Në Zelandë të Re për momentin 155 persona janë infektuar me koronavirusin.