Zeka: Takimet e fshehta te Albin Kurtit me Gjykatën Speciale shumë të çuditshme

Zeka, në RTV Dukagjini, ka thënë se Kryeministri Kurti dhe Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorin e Gjykatës Speciale por të njëjtit nuk kanë dashur ta bëjnë publike këtë takim.

“Kam informacione se Kurti është takuar me Gjykatën Speciale së paku dy herë, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu rreth pesë herë…Është më rëndësi të thuhet se ata kanë diskutuar Gjykatën Speciale tema shumë të rënda”.

“Takimet janë krejt normale, por për mua që janë mbajtur të fshehta takimet është e çuditshme”.

Milaim Zeka ka pranuar se ka qenë ndërmjetësues për një takim mes Hashim Thaçit dhe Gani Gecit për të zgjidhur një konflikt të vjetër mes tyre që lidhet me Komunikatën nr.59 të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

“Nuk ma ka kërkuar atë takim as Hashim Thaçi e as Gani Geci, por kam dashur ta shuaj një konflikt që ka qenë nga lufta. Komunikata nr.59 nuk do të ketë ndonjë implikim te Gjykata Speciale”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.