Zbulohen 78 emigrantë afër lagjes “Tri çeshmi” në Shtip

Shtatëdhjetë e tetë emigrantë janë zbuluar afër lagjes “Tri çeshmi” të Shtipit në rrugën në ndërtim Shtip – Koçan. Nga SPB-Shtip informojnë se emigrantët janë zbuluar herët mëngjesin e sotëm rreth orës 4 kur nëpunës policorë nga Qendra rajonale Lindje dhe SPB-Shtip kanë ndaluar një automobil me targa të Shkupit.

Automjetin e ka drejtuar 46-vjeçari S.P., bashkëudhëtar ka qenë 32-vjeçari T.R., të dytë nga Velesi, të cilët paraprakisht nuk janë ndalur në shenjën e dhënë nga policia.

Pas gjurmimit, në automjet janë gjetur 78 emigrantë. Shoferi dhe bashkëshoferi janë privuar nga liria, ndërsa për momentin në Stacionin policor në Shtip po realizohet bisedë me emigrantët dhe po konfirmohet se nga cilat vende vijnë.

Informata më të hollësishme kompetentët do të kumtojnë pas zbardhjes së rastit.