Zagrebi nuk ndalet së dridhuri, sot një tërmet i ri

Sot Zagrebin e goditi një tërmet i ri me magnitudë 3.7 ballë Rihter, raportojnë mediat kroate.

Tërmeti është ndjerë në Zagreb dhe rrethinat e tij, por deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale, por ajo ka ngjallur frikë mes qytetarëve pas dy tërmeteve të fortë dje me magnitudë 5.4 dhe 5,1 ballë.