Masat qeveritare janë të qarta. Dhe apeloj edhe një herë për paraqitje më serioze të Inspeksionit të tregut, DAP-it dhe të gjithë inspeksioneve adekuate që ta kryejnë kontrollimin deri në fund. Objektet hotelierike detyrimisht duhet të jenë të mbyllura, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.
I pyetur se çfarë mendon për vendosjen e orës policore, Zaev u përgjigj se me vendosjes e orës së parë policore nga ora 21:00 deri në 6:00 është vendosur masa e parë dhe paralajmëroi se do të merren vendime të mëtejshme në të ardhmen.
Rekomandimi i Qeverisë, siç tha, është që të gjithë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe gratë shtatzëna të kenë përparësi dhe mundësi të shkojnë në banka, farmaci, markete nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit. Ai shtoi se MSH dhe ministri Filipçe tashmë kanë rekomanduar që qytetarëve të moshuar t’u kufizohet lëvizja nga ora 6 e mëngjesit deri në 10:00, ndërsa pastaj për ta në mënyrë plotësuese të vlejë ora policore. Beson se do të merren masa edhe për më të rinjtë.
“Masat duhet të jenë në përputhje me të gjitha aspektet e tjera të jetës shoqërore. Dikush duhet të shesë ilaçe që qytetarët të kenë ilaçe, dikush duhet të shesë bukë. Kompanitë që punojnë në turne të dyta dhe të treta do të marrin urdhër pune, leje që të mund të lëvizin punonjësit e tyre. Transportuesit gjithashtu marrin vërtetim dhe gjatë kohës së orës policore të mund t’i transportojnë lirshëm qytetarët dhe mallrat në të gjithë vendin”, shpjegoi Zaev.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë Qeverisë dhe institucioneve qeveritare, ndërsa e gjithë kjo që po propozohet, nënvizoi ai, bazohet në ekspertë dhe njerëz profesionistë.
“Ne punojmë në mënyrë profesionale dhe besimi në institucione duhet të jetë në nivel të lartë”, theksoi Zaev.
Duke iu përgjigjur një pyetjen e gazetarëve, Zaev tha se meqë është vendosur orë policore, qytetarët nuk i janë përmbajtur të gjitha masave.
“U bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi plotësisht në të gjitha masat. Duke ruajtur shëndetin tonë, e ruajmë shëndetin e të gjithëve përreth nesh. Dhe vetëm kështu është drejtë. Do të ketë masa shtesë”, theksoi Zaev.