Zaev thotë se pretendimet e Boki 13 janë të pasakta

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev u përgjigj akuzave të Boki 13, i cili gjatë seancës së sotme ka deklaruar se liderit të LSDM-së i ka shkuar përshtat për interesa personale shpërbërja e PSP-së. Boki 13 kishte deklaruar se për padinë e tij para se të del në opinion është informuar nga Zoran Zaevi.
“E para nuk komentoj deklarata të këtilla sepse janë të pasakta. Me çdo njeri që kam takuar kam apeluar në punë legale dhe këtë edhe sot e konfirmoj. Unë nuk mohoj se kam pasur takime me zotëri Jovanovskin në televizion kur kemi qenë mysafirë, secili që shkon atje e sheh atë dhe kemi komentuar situata të ndryshme. Por nëse ndonjëherë kam komentuar se dikush mund të bëjë veprime joligjore, ka indikacione, unë atë e kam thënë sepse ligji vlen për të gjithë njëjtë”, tha Zoran Zaev./SHENJA