Zaev: Takim liderësh nuk është i nevojshëm

Qeveria ka kapacitet të plotë, ndërsa unë si kryetar i LSDM-së kam dalë me propozim masa me qëllim të ballafaqimit me krizën e koronavirusit, por edhe kam theksuar se Qeveria ka mbështetje sido që të vendosë, nuk ka nevojë për takim liderësh për këtë çështje, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pjesëmarrjen në Ditarin e Servisit kombëtar televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes për nevojën e konvokimit të takimit të liderëve midis partive me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe masave të cilat do të propozoheshin në ballafaqimin me krizën e koronavirusit.

“Qeveria edhe kësaj radhe është teknike që do të thotë se në të është edhe opozita, Qeveria është ajo e cila duhet të sjellë vendime. Kemi parë se çfarë propozimesh ingjinierike ka propozuar opozita, pa i konsultuar ekspertët ekonomikë. Duhet vepruar më me seriozitet, pasi kjo nuk është fushatë dhe këto nuk janë zgjedhje, ky është armik i fshehur i quajtur koronavirus dhe së bashku për të gjithë dhe nuk guxojmë të bëjmë pikë politike. Pasi qytetarët dinë ta njohin edhe mendimin e tyre dhe do të na e kuptojnë pas paravanit kur do të votojnë”, theksoi Zaev.

Ai në fund porositi se të gjithë duket të sillemi me seriozitet, pasi kjo është kohë shumë serioze.