Zaev: Socialdemokratët maqedonas vendosën vulën e besimit në mua

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i drejtohet publikut.

Paraqitja e tij, vjen ngaqë ai tashmë ka siguruar edhe mandatin e tretë si lider i partisë, në zgjdhjet që u mbajtën sot.

Për një kohë të shkurtër, përjetova për mua vendime të rëndësishme. Fillimisht besimi nga qytetarët, në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin ta udhëheqë qeverinë. Besim kanë treguar edhe deputetë në shtëpinë legjislative. Sot, besim treguan edhe socialdemokratët maqedonas, duke e vënë nënshkrimin dhe vulën e besimit në mua”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ai edhe sot paralajmëroi, se do të ketë pranverë politike, se do të ketë ndryshime në parti dhe në zgjedhjen e kuadrove.

Shprehu bindjen, se partia e tij do të orientohet edhe më tej drejt Bashkimit Evropian./TV21