Zaev refuzon kërkesën e opozitës për ratifikimin e parakohshëm të Protokollit për anëtarësim

Kryeministri Zoran Zaev konsideron se vendi nuk duhet të shpejtojë me ratifikim të parakohshëm të protokollit për anëtarësim në NATO. Sipas tij, mandatari për formimin e Qeverisë në Spanjë, Pedro Sançez i ka premtuar se Kuvendi spanjoll do ta ratifikojë protokollin në mesin e muajit janar. Zaev thekson se informacioni se Mali i ZI ka ratifikuar protokollin para anëtarësimit të plotë, nuk është i vërtetë. Gjatë muajit janar presim që ratifikimi të kalojë në parlamentin spanjoll, që më pas ne deri në fund të janarit ose deri më 11 shkurt të mund ta ratifikojmë protokollin përfundimtar. Zvarritja eventuale nga parlamenti spanjoll, na jep mundësi të bëjmë ratifikimin me kusht të cilin e bën Kuvendi dhe e publikohet në Gazetën Zyrtare. Është e rrugës, është e ndershme dhe krenari që neve të jemi vendi i 30 i cili e ratifikon marrëveshjen për në NATO”-tha Zoan Zaev, Kryeministër.

Lidhur me nismën e VMRO-DPMNE-së drejtuar Qeverisë, Zaev shton se propozimet për ratifikime i bën Qeveria dhe se VMRO-DPMNE-ja po kalkulon politikisht duke e ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.