Edhe pse ende nuk ka vendim zyrtar nga vendet e rajonit për hapjen e kufijve për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, pa kushtëzim për PCR test negativ, kreu i ekzekutivit Zoran Zaev sot tha se qytetarët q; nga dita e nesërme do të mund të udhëtojnë shumicën e vendeve të rajonit. Zaev tha se nuk ka informacione për vendimin e Greqisë dhe Bullgarisë.
“Edhe pse nesër është ditë feste, për ne është fillimi i javës, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinjë, në ato vende që janë futur në vendimin për rajonin, këtu nuk hyn Greqia, nuk e di si është për Bullgarinë. Por vendimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor është marrë, kështu që kufijtë do të jenë të hapura, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje, por apeloj që të udhëtojnë vetëm atëherë kur është e patjetërsueshme. Të gjithë kemi numra përafërsisht të njëjtë të të infektuarve, trendi i të infektuarve të rinj është i njëjtë, dhe definitivisht nuk duhet të bëjmë pengesë për mobilizim të ekonomisë”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.
Lajme Zaev: Qytetarët prej nesër mund të udhëtojnë në vendet e rajonit