Zaev: Para Procesit të Berlinit pres takim me Borisovin

Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se vizita e parë e tij zyrtare si kryeministër i Qeverisë së re pret që të jetë në Bullgari, ku me kryeministrin Bojko Borisov do të bisedojnë për Goce Dellçevin. Zaevi pret se vizita do të realizohet para mbajtjes së caktuar të Procesit të Berlinit më 10 nëntor, me të cilin bashkërisht do të kryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

“Presim që në periudhën, jo më larg, prej 10 nëntorit të kemi një takim. Gjithsesi unë dëshiroj ta vizitoj Republikën e Bullgarisë dhe të jetë vizita e parë e ime zyrtare si kryetar i Qeverisë për shkak të asaj që me të vërtetë kemi edhe çështje për biseda, e kjo është pikërisht për këtë kapitull të ardhshëm historik dhe këtë periudhë të historisë. Më 10 – 11 nëntor pritet që të mbahet Procesi i Berlinit ku jemi nikoqir ne dhe Bullgaria bashkë, që do të mbahet në Sofje. Presim që këto ditë të kemi edhe informacion të kthyeshëm nga Bullgaria që të mundemi të ulemi të flasim për përgatitjen e Procesit të Berlinit, gjithsesi edhe për këtë çështje të hapur”, tha Zaevi.

Tha se është mirë që Komisioni i Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët, duke shfaqur bindjen se do të ofrojnë opsione për iniciativa të zgjidhjes së problemit.

“Në përgjithësi pritja jonë është që sa më shpejtë të ulemi të gjejmë zgjidhje për këtë çështje, ta përgatisim dhe të jemi me të vërtetë të shkëlqyer në organizimin e Procesit të Berlinit. Them të shkëlqyeshëm në konstelacion edhe të krizës Kovid-19 që po vazhdon, por gjithsesi edhe duke pritur që deri në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, tha Zaevi.

Në pyetjen e gazetarëve se çka mendon personalisht, a është Goce Dellçevi maqedonas ose bullgar, Zaevi tha se Goce Dellçevi është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se Bullgaria dhe bullgarët e konsiderojnë gjithashtu si revolucionar bullgar.

“Goce Dellçevi është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se Bullgaria dhe bullgarët e konsiderojnë gjithashtu si revolucionar bullgar. Është fakt se kemi qytet tonin i cili quhet Dellçevë, në Bullgari ka qytet Goce Dellçev, kemi përmendore në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Bashkë me kryeministrin Borisov u përkulëm në Bllagoevgrad në përmendoren e Goce Dellçevit por edhe bashkë u përkulëm edhe në varrin e Goce Dellçevit këtu në Shkup, dhe realiteti dhe faktet janë këto”, tha Zaevi në konferencën e përbashkët për media me euroambasadorin e ri të BE-së Dejvid Gir.

Ai e përsëriti qëndrimin se përgjatë personaliteteve historike duhet të shohim bazë për ndërtim të edhe një miqësie të madhe dhe bashkëpunim ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve dhe se nuk është mirë si për të ardhmen evropiane të Ballkanit, ashtu edhe për rajonin e Evropës Juglindore, momentet historike të shmangen dhe lihen “nën qilim”.

“Për këtë kemi edhe marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që të mundemi edhe në të ardhmen t’i zgjedhim edhe këto çështje, çështje të cilat duhet të na bashkojnë, të cilat do ta përmendin historinë tonë të përbashkët si diçka që ishte e shenjtë për qytetarët të cilët kanë jetuar në atë periudhë konkretisht në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, kur revolucionarët këtu luftonin për të drejta sociale, për liri … dhe besoj mundemi përgjatë zgjidhjes e cila do të sjell bashkëpunim dhe edhe miqësi më të madhe do të jenë sfidat përgjatë të cilave do ta dimensionojmë të ardhmen evropiane”, vlerësoi Zaevi. /MIA/