Zaev: Nuk ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev shprehet i prerë se Marrëveshje e re me Bullgarinë nuk do të firmoset. Megjithatë tha se është i gatshëm të bëjë një deklaratë qoftë me shkrim apo me gojë se Maqedonia e Veriut i referohet vetëm territorit të shtetit tonë dhe se nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje përfshirë Bullgarinë por as ndonjë shteti tjetër në botë.

– Advertisment –

Në të njëjtën kohë pajtohemi me atë që e kemi në Kushtetutë, ekziston edhe në Marrëveshjen e Bullgarinë se mos përzierja në punët e brendshme të shteteve fqinje përfshirë edhe Bullgarinë kuptohet është parim në të cilin besojmë dhe mund ta deklarojmë. Jemi të gatshëm t’i bëjmë publike sukseset e deritanishme të cilët dolën si konkluzione nga komisionet, të ndërmarrim obligim për intensifikimin e korridorit 8 në pjesën e ndërtimit, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, për ndihmën e ndërsjellët edhe në krizën e Kovid 19 dhe jemi të gatshëm për të gjithë çështjet të prononcohemi publikisht – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev theksoi se pret që BE-ja deri më 10 nëntor ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në, e cila paraqet fillimin e negociatave të mbahet deri në fund të vitit. Këto komente Zaev i bëri në kongresin e partisë, ku ndër të tjera u vendos që lideri i partisë në të ardhmen të zgjidhet nga anëtarësia në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Alsat