Zaev: Nga Ligji i gjuhëve, askush nuk humbi asgjë!

Kryeministri i vendit në dalje për media theksoi se Ligji për gjuhët do të ketë kapacitet të plotë në implementimin e tij. Ai shtoi se zbatimi i Ligjit është futur në fuqi dhe askush nuk ka humbur asgjë, raporton TV21.

“Besoj se Ligji do të ketë kapacitet të plot në implementimin e tij. Zbatimi i Ligjit të gjuhëve është futur në fuqi dhe askush asgjë nuk ka humbur, vetëm marrin të drejtë kushtetuese e cila paraprakisht nuk u është mundësuar shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera”, deklaroi kryeministri Zaev.