Zaev në takim me ambasadorin Gerberih

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot realizoi një takim lamtumirës me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Tomas Gerberih.

Në takim, kryetari Zaev theksoi se është një nder shumë i madh që e kishim z. Gerberih për ambasador të mikut dhe partnerit tonë të madh Gjermanisë në tre vitet e fundit. Pikërisht në ato tre vjet, Maqedonia e Veriut bëri përparim të madh në të gjitha fushat dhe arriti suksese të konsiderueshme që e ndryshuan imazhin e vendit.

“Vetëm tre vjet pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, vendi u bë anëtari i 30-të i NATO-s dhe vendosi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas 15 vjetësh në dhomën e pritjes. Në këto tre vjet, ka pasur një rritje të dukshme në ekonomi, një përmirësim të dukshëm në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve, një përmirësim të gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata me fqinjët në interes të të gjithëve. Ne kemi bërë shumë në tre vitet e fundit, por jemi të vetëdijshëm që ende kemi shumë punë të mundshme përpara nesh. Sidoqoftë, me miq si Gjermania, kemi besim se do të kemi sukses në rrugën tonë drejt zhvillimit, përparimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, porositi Zaev.

Dëshmi e miqësisë sonë të fortë në vitet e fundit ishte vizita e kancelares Angela Merkel në Shkup në shtator të vitit 2018, si dhe disa vizita të kryetarit Zaev në Berlin me ftesë të kancelares.

Kryetari Zaev e falënderoi ambasadorin Gerberih për angazhimin e tij personal për të gjitha këto suksese, duke shtuar se populli ynë e vlerëson shumë të gjithë ndihmën që Gjermania i ofron vazhdimisht vendit tonë, dhe veçanërisht për shkak se ndihma vazhdon në mënyrë joshtrënguese edhe në kushtet e vështira të sotme, në kushte të pandemisë së virusit Kovid-19.

Nga ana e kryetarit Zaev u potencua mundësia e një bashkëpunimi edhe më të madh midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në ekonomi dhe hapjen e më shumë mundësive për investime të kompanive gjermane në vendin tonë.

Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së