Zaev: Mund të mos dorëhiqem nëse opozita bllokon ligjet (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka thënë sot se nuk dëshiron që zgjedhjet e 12 prillit të shtyhen.

Por ai theksoi se mund të mos dorëhiqet nëse opozita bllokon vazhdimisht ligjet.

“Për zgjedhjet jemi marr vesh dhe ato duhet të mbahen më 12 prill. Unë jam i pari që dëshiroj që tu përmbahemi procedurave, por në rast se lejohet që opozita në mënyrë të dukshme në kuvend të gjej mënyra, ndërkohë që ka të drejtë sipas rregullores, ti bllokoj ligjet për paga dhe pensione më të mëdha, për realizimin e projekteve shtetërore të cilat nënkuptojnë jetë për qytetarët, kjo paraqet shkak shumë serioz që të flasim madje edhe për anulim të zgjedhjeve”, deklaroi Zaev